Skatebord në moshën 80-vjeçare, njihuni me të moshuarin që nuk ndalon së jetuari (Video)

Bota

Skatebord në moshën 80-vjeçare, njihuni me të moshuarin

Njihuni me Yoshio Kinoshita, 81-vjeçari nga Japonia i cili edhe pse në këtë moshë, nuk ka hequr dorë nga aventurat e rrezikshme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 81-vjeçari shihet nëpër terrenet e bëra enkas për ata që praktikojnë skateboardin në një lagje të Osakas- ku madje nuk heziton të marrë këshilla nga skateboarderët e rinj lidhur me disa akrobacione.

“Të gjitha ata janë mësuesit e mi. Në fillim mbahesha për rrethoje, por tani ka ndryshuar gjithçka”, tha Kinoshita i cili pavarësisht që është pensionuar, është i punësuar me gjysmë orari si mbikëqyrës i një zone ku parkohen biçikletat.

Ai me krenari tregon sesi deri më tani i ka mësuar mbi 180 “truqe” me skateboard, që e bëjnë atë të duket sikur të ishte një 18-vjeçar. Ai për herë të parë shkeli në skateboard dy vite më parë, kur e bleu një në treg ku shihen gjësendet që janë gjetur nëpër stacione. Skateboardi prej 7 dollarë ishte një shtytje që ia ndryshoi përgjithmonë jetën pensionistit japonez.

Në vendin që ka popullsinë më të moshuar në botë, që deri më 2050 pritet mbi 35 e popullatës të ketë mbi 65 vjet, Kinoshita i është dukur ide e mirë përdorimi e skateboardit si strategji për të anashkaluar këtë temë.

Kinoshita që ka dy fëmijë dhe dy nipa, ka pranuar se dikur i kishte shikuar me frikë të madhe skateboarderët duke marrë pjesë në lojëra të ndryshme në Tokio. /Telegrafi/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion