Pagoi 200 mijë franga në formë garancie, lirohet nga burgu pronari i barit ku humbën jetën 40 persona në Zvicër

Bota

Pagoi 200 mijë franga në formë garancie, lirohet nga burgu

Jacques Moretti, pronari i klubit Constellation në Crans-Montana ku humbën jetë tragjikisht 40 persona, është liruar nga burgu nga Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion pas pagesës së një garancie prej 200,000 frangash.

Ai do t’i nënshtrohet masave paraprake për të parandaluar arratisjen, duke përfshirë dorëzimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas raportimeve, Moretti dhe gruaja e tij, Jessica Maric, mbeten nën hetim për vrasje të paqëllimshme, sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur me tragjedinë në klubin e tyre gjatë natës së Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe 116 të tjerë u plagosën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion