Origjina e Covid-19, mjeku amerikan: Mund të jetë krijuar para 9 vitesh në trupin e një minatori kinez

Origjina e Covid-19 vijon të jetë një mister. Pretendimet e OKB-së se virusi është krijuar ose ka shpëtuar nga një laborator nga Wuhan, Kinë ende nuk ja provuar. Ndërkohë në skenë ka dalë një tjetër teori. The Telegraph shkruan se Dr Jonathan Latham, drejtor ekzekutiv i Bioshkencës Amerikane ka deklaruar se zanafilla e këtij virusi mund të jetë 9-vjeçar.
Doktori beson se virusi mudn të jetë rritur në trupin e një minatori kinez. Mësohet se mostrat e sëmundjes enigmatike të minatorit u janë dërguar shkencëtarëve që studiojnë viruset në Ëuhan. Sipas doktorit, një provë se kjo është e vërtetë është dhe shfaqja e mutacionit Alpha në Angli. Ai shprehet se pikërisht ky rast tregon se virusi mund të evulojë dhe të krijojë në trup një sërë mutacionesh.
Në vitin 2012, sipas raportit, gjashtë minatorë në minierën Tongguan u sëmurën me një sëmundje të ngjashme me pneumoninë që i ngjante shumë Covid-19. Tre prej tyre vdiqën dhe pjesa tjetër qëndroi në spital për gjashtë muaj. Një studiues kinez që hulumtoi vdekjet për tezën e tij të masterit ka arritur në përfundimin se punëtorët mund të jenë infektuar nga një specie e koronavirusit që i ngjan Sars dhe vjen nga lakuriqët e natës.
Një vit pas vdekjes, shkencëtarët e Ëuhan zbuluan një virus të quajtur RaTG13 në këto shpella. Më vonë u zbulua se ishte 96% identik me Covid-19, por që ekzistonte 40 vite më parë. Teoria e re sugjeron që evolucioni nga një virus i tillë si RaTG13 mund të ketë kaluar në trupin e një minatori.
Shkencëtarët që hetojnë origjinën e pandemisë kanë kërkuar vazhdimisht detaje në lidhje me sekuencat e viruseve në Institutin e Virologjisë në Ëuhan. Alison Young, drejtoreshë e Shkollës së Gazetarisë në Misuri, tha gjithashtu se aksidentet laboratorike janë të zakonshme.
“Një nga argumentet është se eksperimentet laboratorike janë jashtëzakonisht të rralla. Aksidentet laboratorike nuk janë të rralla. Në SHBA në vitin 2020, u raportuan 134 raste të ekspozimit ndaj viruseve, baktereve dhe toksinave në laboratorë.” / abcnews


