Italia “dëgjon” kërkesat e qytetarëve, nga sot hapen diskot, kinematë dhe teatrot

Bota

Italia “dëgjon” kërkesat e qytetarëve, nga sot hapen

Italia ka nisut sot zbatimin e masave lehtësuese ndaj Covid-19. Sipas vendimit të qeverisë, muzetë, teatrot dhe kinematë do hapen me kapacitet të plotë për publikun, nga ana tjetër, stadiumet do të pranojnë deri në 75% të sportdashësve ndërsa në ato të mbyllura deri në 60%. Në vendim, qeveria ka lejuar edhe hapjen e diskotekave, me 50% kapacitet.

Ndërkohë, qeveria ka marrë këto vendime pas protestave të shumta nga aktivistët NO Vax e No Green Pass në Romë, e ku u plagosën 38 punonjës policie e u arrestuan 12 manifestues nën akuzën për akte dhune e prishje të rendit e sigurisë publike. 600 manifestues të tjerë janë identifikuar e po hetohen të lirë.

Ndërkohë, Forza Nuova ka bërë me dije se protestat urbane nuk do të ndalen deri sa të detyrojnë qeverinë të pezulloj hyrjen në fuqi më datë 15 tetor të Green Pass të detyruar për të gjithë punonjësit e sektorit publik e privat.

ME TE LEXUARAT