Tërmet me magnitutë 6.8 ballë në brigjet e Alaskës, s’ka raportime për cunami

Bota

Tërmet me magnitutë 6.8 ballë në brigjet e Alaskës,

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.8 ballë të shkallës rihter, ka goditur këtë të hënë brigjet e Alaskës.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e saj ishte rreth 71 milje në lindje të qytetit Chinik. Lëkundjet janë ndjerë nga banorët përgjatë Gadishullit të Alaskës dhe Ishullit Kodiak, por për fat të mirë, deri më tani nuk ka kërcënim për cunami.

Kujtojmë se ky tërmet vjen një ditë pasi një tjetër lëkundje sizmike me magnitutë 6.2 ballë goditi ishullin Hawaii. Fatmirësisht, nga të dy tërmetet nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion