OBSH paralajmëron Europën: Mos hiqni masat, ka rrezik për...

Bota

OBSH paralajmëron Europën: Mos hiqni masat, ka rrezik për...

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se ritmi i vaksinimit në Europë nuk është ai që nevojitet për të frenuar rikthimin e infektimeve masive nga Covid 19.

OBSH i ka bërë thirrje vendeve të mos heqin dorë nga masat mbrojtëse, dhe të mos përsërisin gabimin e verës së kaluar, kur kufizimet u zbutën shumë shpejt. “Imunizimi i 80% të të rriturve është ende larg”, tha kreu i kësaj organizate për Europën, Hans Kluge.

“Me shtimin e grumbullimeve sociale, lëvizjet më të mëdha të popullatës, festivalet dhe turnetë sportive gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne i bëjmë Europës të tregohet e kujdesshme”, shtoi ai. Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja të koronavirusit, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm e kjo ka shtyrë 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve. “Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë, por duhet ta theksojmë nga ana tjetër se nuk jemi aspak jashtë rrezikut”, theksoi eksperti.

Në mënyrë të veçantë, Kluge u përqendrua tek varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, të cilin e përshkroi si “mjaft shqetësues”. Sipas tij, ky variant, “tregon rritje të ndjeshme të transmetueshmërisë dhe sidomos personat e moshës mbi 60 vjeç mbeten sipas ekspertit, veçanërisht të rrezikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion