Një 13-vjeçar qëllohet për vdekje nga policia në SHBA, publikohen pamjet (Video)

Vrasjet e qytetarëve amerikanë nga policia vendase po bëhet një problem në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Këtë herë bëhet fjalë për një 13-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje në Çikago. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 mars, në një lagje meksikane në West Side.
Pamjet e publikuara, të regjistruara nga kamerat e trupit të oficerit që qëlloi të miturin, tregojnë momentin e ngjarjes së rëndë. Polici doli nga makinë dhe po ndiqte të miturin Adam Toledo, i cili nuk po i bindje urdhrave të tij të ndalonte.
Në një moment shihet se 13-vjeçari ka ndaluar dhe ka ngritur duart, e më pas vjen gjuajtja e policit me armë. Policia e zonës pas kësaj ngjarje, ka treguar se 13-vjeçari kishte një armë zjarri, ndaj ka ardhur ky reagim i policit.


