34-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie mbi xhamin e lokalit ne Borsh

Blutë e Vlorës përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar sot në media për të shtëna me armë zjarri në Borsh ndërsa sqarojnë se nuk ka asnjë të plagosur në këto rrethana, thjesht një incident i vogël me pasojë lëndimin e një 34-vjeçari.
Mësohet se i riu ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi xhamin e një lokali në Borsh dhe si pasojë është lënduar. Ai ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.


