Ndezi zjarrin me qëllim në Siçili, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, ja çfarë u gjet nga policia

Policia siciliane ka arrestuar një 25 vjeçar shqipta, pasi akuzohet se ka vënë zjarr në Troina. Sipas policisë, shqiptari dyshohet se e ka bërë këtë veprim me qëllim. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë edhe një 80-vjeçar, që ishte fermer në zonën ku ka rënë zjarri.
Ata mësohet kanë ndezur zjarr, por janë ndaluar më pas nga karabinierët. Sipas mediave, shqiptari ka tentuar që të arratisejj, po nuk ka mundur. Më tej, policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mjete të ëprbëra nga bombola të vogla që përmbanin karburant dhe ndezës të ndryshëm
Sicilia prej ditësh po vuan nga zjarre që vë në rrezik jetë njerëzish.


