Motivi i vrasjes së Charlie Kirk, shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

Bota

Motivi i vrasjes së Charlie Kirk, shoku i dhomës së autorit i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.

Të martën, autoritetet publikuan mesazhe midis Robinson, 22-vjecarit të identifikuar si vrasës dhe shokut të tij të dhomës. Ky I fundit, sipas deklarimeve ishte transgjinor dhe thuhet se ishte në një marrëdhënie romantike me të pandehurin.

Sipas një aktakuze, nëna e Robinson i tha policisë se gjatë vitit të fundit, i biri ishte bërë më politik dhe më i krahut të majtë, “më i orientuar pro-homoseksualëve dhe të drejtave transgjinore”.

Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”

Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.

Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.

Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”

Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.

Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.

Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion