Moti i keq dhe stuhi në Gjermani, një punëtor humb jetën. Përmbytet edhe një stacion hekurudhor

Bota

Moti i keq dhe stuhi në Gjermani, një punëtor humb jetën.

Gjermania u godit nga një stuhi me shi të fortë dhe bubullima gjatë fundjavës, në të cilën një person humbi jetën dhe një fëmijë u lëndua rëndë.

Në Stuttgart, një punëtor vdiq kur uji rrëzoi skelet, ndërsa tre punëtorët tjerë morën lëndime trupore, raporton gazeta “Bild”.

Në Dusseldorf, një vajzë dymbëdhjetëvjeçare ra në rrugë nga biçikleta e saj pasi u godit nga rrufeja, dhe pastaj një makinë e goditi atë.

Meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nga Deti i Veriut në Saksoninë dhe Bavarinë lindore dhe reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të Bavarisë.

Për shkak të shiut të madh, zona përreth stacionit kryesor hekurudhor në Stuttgart u përmbyt gjithashtu, dhe një zëdhënës i policisë tha këtë mëngjes se niveli i ujit arriti në 30 centimetra.

ME TE LEXUARAT