Misteri i zhdukjes së Titan, dalin pamjet e fundit të kapura me kamera nga nëndetësja

Bota

Misteri i zhdukjes së Titan, dalin pamjet e fundit të kapura me kamera

Misteri i nëndetëses Titan që u zhduk në ujërat e oqeanit Atlantik teksa po shkonte në një ekspetidë për të eksploruar rrënojat e Titanikut, duket se është zgjidhur.

Roja Bregdetare e SHBA-së, informoi publikun pasditen e të enjtes se ekipet e kërkimit zbuluan “pesë pjesë të ndryshme të mëdha mbeturinash” të identifikuara nga zhytësja Titan.

 

Sipas Rojes Bregdetare Amerikane nëndetësja në të cilën ndodheshin 5 persona në bord ka shpërthyer dhe sipas kompanisë Ocean Gate të gjithë personat në kabinë kanë vdekur.

Por në rrjete sociale janë bërë virale pamjet e fundit të nëndetëses Titan, përpara se ajo të zhdukej.

Abbi Jackson (22), e cila është e punësuar në anijen Polar Prince, nga e cila nëndetësja Titan shkoi në një mision për në zhytje drejt Titanikut, ndau një video të shkurtër që dyshohet se ishte krijuar para se nëndetësja të nisej për misionin e saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion