Mister në Long Island/ trupi i themelueses së “East x East” gjendet pa jetë në një jaht luksoz

Bota

Mister në Long Island/ trupi i themelueses së “East x

Një ngjarje misterioze ka tronditur komunitetin e biznesit dhe modës në Nju Jork: Martha Nolan-O’Slattara, 33 vjeç, është gjetur e pajetë në një jaht luksoz në Montauk Yacht Club, në Long Island.

E ndjera, themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, ishte me origjinë nga Irlanda dhe jetonte në Manhattan. Ajo njihej për praninë e saj aktive në rrjetet sociale dhe karrierën në rritje në industrinë e modës.

Sipas Policisë së Qarkut Suffolk, një burrë ka telefonuar numrin emergjent 911 pak pas mesnatës së të martës, duke raportuar një grua të pavetëdijshme në një varkë. Kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar të japin ndihmën e parë, por mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje e shpallën të vdekur.

Identiteti i viktimës u konfirmua nga autoritetet ditën e mërkurë. Zyra e Mjekësisë Ligjore të Qarkut nuk ka përcaktuar ende shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autopsia pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Ngjarja është marrë në shqyrtim nga Departamenti i Hetimeve për Vrasje. Mediat amerikane raportojnë se një anëtar i klubit të jahteve dëgjoi zëra pranë skelës mbrëmjen e së hënës, por kjo dëshmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Hetimet janë në zhvillim dhe të gjitha pistat mbeten të hapura.

ME TE LEXUARAT