Rrëzohet avioni në Arizona, humbin jetën katër anëtarë të ekuipazhit mjekësor

Një avion i vogël transporti mjekësor është rrëzuar në territorin e rezervatit Navajo, në veri të Arizonës, duke lënë pas katër viktima.
Sipas autoriteteve amerikane, avioni kishte nisur një mision për të transportuar një pacient në gjendje kritike nga Spitali Federal Indian Health Service në Chinle, me destinacion qytetin e Albuquerque.
Sharen Sandoval, drejtoreshë e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të komunitetit Navajo, deklaroi se avioni u përplas teksa po përpiqej të ulej. “Diçka shkoi keq gjatë zbritjes,” tha ajo, duke shtuar se të katër personat në bord humbën jetën në vendngjarje.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim, ndërkohë që autoritetet po punojnë për identifikimin zyrtar të viktimave dhe analizën e kutisë së zezë.


