"Çmimet e naftës nuk do ulen deri në 2027"/ Trump: Gabon plotësisht, do të bien sapo të mbarojë lufta me Iranin

Bota

"Çmimet e naftës nuk do ulen deri në 2027"/ Trump:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë parashikimet e Sekretarit të Energjisë, Chris Wright, lidhur me kohën kur çmimet e gazit mund të kthehen në nivelet e para konfliktit me Iranin.

Në një intervistë për The Hill, Trump tha: “Jo, mendoj se ai gabon për këtë. Gabon plotësisht.”

Deklarata e tij erdhi pas komenteve të Wright në programin “State of the Union” të CNN, ku ai paralajmëroi se amerikanët mund të mos shohin çmime nën 3 dollarë për fuçi deri në vitin 2027, edhe nëse hapet Ngushtica e Hormuzit.

Ky debat brenda administratës ka nxitur diskutime mbi politikat energjetike të SHBA-së dhe ndikimin e tyre në ekonominë e brendshme, sidomos në prag të rritjes së kostove për konsumatorët.

 

ME TE LEXUARAT