A do të qëndrojë tek Barcelona? Vendoset e ardhmja e yllit argjentinas
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 19:25
Sport

Lionel Messi do të vazhdojë të luajë për ekipin katalanas edhe për pesë vitet e ardhshme.
Mësohet se, ylli argjentinas gjeti "gjuhën" e përbashkët me Barcelonën dhe brenda një jave do të shpallet marrëveshja mes tyre.
Messi është i lirë që nga 30 qershori, pasi kontrata e tij me ekipin katalanas përfundoi.
Shumica e raporteve thonë se të dy palët po shkojnë drejt një marrëveshjeje për të rinovuar bashkëpunimin e tyre, megjithatë “Sport” pohon në artikullin e tij ekskluziv se gjithçka tani është vënë në lëvizje që Messi të qëndrojë përgjithmonë me katalanasit!


