Mendonte se po flinte, 8-vjeçarja kalon dy ditë me trupin e babait të vdekur nga COVID-19

Bota

Mendonte se po flinte, 8-vjeçarja kalon dy ditë me trupin e babait

Një incident i trishtueshëm ka ndodhur në Indi, vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit, ku një vajzë tetë vjeçare kaloi dy ditë me trupin e babait të saj të vdekur nga COVID-19.

Incidenti ndodhi në Patna, ku një 45-vjeçar kishte vdekur nga koronavirusi në lagjen East Ram Krishna Nagar.

Sidoqoftë, askush nuk ishte aty për ta ndihmuar por vajza e pafajshme nuk e kuptoi që babai i saj ka ndërruar jetë. Ajo thuhet se ka vazhduar të flasë me trupin e babait të saj dhe ka fjetur përkrah tij për tërë natën.

Të nesërmen, ajo gjeti celularin e babait të saj dhe filloi të luante video lojëra pasi u zgjua në mëngjes. Pas disa kohësh, një mik i babait të saj e thirri vogëlushen në telefon dhe ajo i tha që po flinte. Shoku nisi të dyshonte dhe më pas thirri përsëri në numrin e tij për një telefonatë video dhe i kërkoi vajzës që ta kthente kamerën drejt babait të saj.

Pasi pa videon, ai e kuptoi që babai i saj kishte vdekur dhe menjëherë informoi administratën lokale për të arritur në shtëpinë e tij, megjithatë, zyrtarët morën një kohë të gjatë për t’u ofruar ndihmë atyre.

Trupi i infejtuar me COVID u mor nga zyrtarët dhe më vonë u dërgua në krematorium për të kryer ritet e fundit. Sipas raporteve të mediave indiane, doli se gruaja e burrit të ndjerë, i identifikuar si Ram Krishan, nuk jetonte me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion