Rrëshqitje masive e dheut, humbin jetën 3 persona, 9 të tjerë raportohen të zhdukur

Bota

Rrëshqitje masive e dheut, humbin jetën 3 persona, 9 të

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut, afër një hidrocentrali, në provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë, thanë të premten autoritetet e këtij shteti.

Hisar Turnip, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-shpëtimit, tha se reshjet e mëdha të shiut në rajon që ndodhën të enjten në mbrëmje e shkaktuan rrëshqitjen vdekjeprurëse.

“Gjithsej dymbëdhjetë persona janë zënë nga dheu. Tre prej tyre kanë vdekur dhe i kemi tërhequr trupat e tyre. Identiteti i viktimave ende nuk është i njohur”, tha ai për agjencinë Anadolu.

Kompania që e zhvilloi dhe që e menaxhon hidrocentralin afër të cilit ndodhi rrëshqitja konfirmoi se dy punëtorë – një indonezian dhe një kinez – u rrëmbyen nga dheu që rrëshqiti, ndërsa një punëtor tjetër kinez i mbijetoi fatkeqësisë.

“Zona është siguruar nga autoritetet dhe askush nuk do të lejohet afër atij vendi, sepse ka frikë që do të ketë më shumë rrëshqitje”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë “North Sumatra Hydro Energy”.

Bëhet e ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit ende janë duke i vazhduar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur.!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion