“Çmendet” ekonomia kineze, rritje rekord në kohë pandemie

Bota

“Çmendet” ekonomia kineze, rritje rekord në kohë

Në kohën kur ekonomitë në mbarë botën vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit, vendi nga i cili u përhap sëmundja, Kina, shënoi nivele rekord të rritjes ekonomike.

Kjo e fundit ka pësuar rritje në masën 18.3 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2020-tës. Autoritetet thanë se ky është kapërcimi më i madh që ka shënuar ndonjëherë prodhimi i brendshëm bruto që prej fillimit të regjistrimeve tremujore në vend në vitin 1992.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, ekonomia kineze pësoi një tkurrje me 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga Covid 19, por tani e ka marrë veten sërish.“Ekonomia kombëtare ka pasur një start mjaft të mirë”, deklaroi Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, teksa bëri publike të dhënat e pjesës së parë të vitit.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Covid 19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar, me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha”, shtuan ekspertët vendas. Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion