Mbyllet korridori për “bukën e botës”, Rusia nuk zgjat marrëveshjen për eksportimin e grurit ukrainas

Bota

Mbyllet korridori për “bukën e botës”, Rusia nuk

Korridori për “bukën e botës” nuk është më i lirë. Rusia njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për eksportimin e grurit nga ana e Ukrainës përmes Detit të Zi.
Ujdia e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë në korrik të vitit të kaluar, skadon gjatë ditës së sotme.

“Fatkeqësisht, pjesa që prek Rusinë në marrëveshjen për Detin e Zi nuk është zbatuar deri më tani. Prandaj ujdia ka përfunduar. Sapo pjesa për Rusinë të përmbushet, ne do t’i kthehemi menjëherë zbatimit të saj”, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.



Marrëveshja, në pjesën më të madhe të saj mundësonte që Ukraina të eksportojë grurë në portet e saj dhe lundrim të sigurt përmes Detit të Zi për në ngushticën e Bosforit.

Por në të njëjtën kohë, lejonte edhe që Rusia të eksportonte disa mallra, por që janë bllokuar nga sanksionet perëndimor. Ministria e Jashtme ruse sqaroi se OKB është njoftuar për kushtet e vendosura për rikthimin në jetë të marrëveshjes për grurin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion