Masakra me 10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja është një transgjinore 18-vjeçare

Bota

Masakra me 10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënave në provincën e British Columbia në Kanada.

Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.

Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën. Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia të Kanadasë, është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare.

Sipas raportimeve të publikuara nga Juno News, mediumi ka folur me xhaxhain e të dyshuarës, Russell G. Strang, i cili ka konfirmuar identitetin e saj. Nga sulmi mbetën të vdekur 10 persona, përfshirë edhe autoren e dyshuar.

Masakra me 10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja

Po sipas të njëjtit burim, në një llogari publike në YouTube që besohet se i përket Jesse Strang shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”.

Autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion