Martohet në një ceremoni sekrete kryeministri britanik Boris Johnson

Bota

Martohet në një ceremoni sekrete kryeministri britanik Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është martuar me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete këtë mëngjes.

Mediat britanike raportojnë se 56-vjeçari Johnson dhe 33-vjeçarja Symonds shkëmbyen kurorat në një ceremoni në Kishën Katolike të Ëestminster.

Ai është kryeministri i parë që martohet gjatë detyrës, që prej prej vitit 1822, kur Lord Liverpool u martua me Mary Chester.

Dasma vjen vetëm 6 ditë pasi çifti i dërgoi kartolina rrethit të ngushtë të miqve dhe të afërmve ku i kërkonin që ditën e shtunë ta kishin të lirë, pasi do të mbahej një ceremoni dasme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion