Tërmeti më i gjatë në botë zgjati 32 vjet dhe vrau mijëra njerëz

Bota

Tërmeti më i gjatë në botë zgjati 32 vjet dhe vrau

Tërmeti më i ngadaltë me më i gjatë në botë ka zgjatur plot 32 vjet, ndërsa shkencëtarët po mundohen të kuptojnë se si ndodhi.

Ishte muaji shkurt i vitit 1861, kur një tërmet me madhësi 8.5 ballë goditi ishullin indonezian Sumatra duke ngritur një dallgë të madhe nga deti që u përplas me banesat në breg dhe vrau mijëra njerëz.

Por shkencëtarët thonë se ngjarja tragjike nuk ishte një ndodhi e izoluar. Në të vërtetë, ky tërmet ishte goditja e fundit dhe më shkatërrimtare e një tërmeti që po vazhdonte për 32 vjet nën tokë.

E njohur si “rrëshqitja e ngadaltë” këto lloje fenomenesh janë regjistruar teksa kanë vazhduar për ditë, javë, muaj apo vite, por kurrë më parë nuk ishte zbuluar një rekord i tillë.

Studimi i këtij tërmeti po i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë mënyrat e ndryshme të lëvizjes së planetit tonë dhe potencialin vdekjeprurës për këto ngjarje të heshtura që të shkaktojnë tërmete shumë më të fuqishme.

Ndryshimi i tërmeteve të gjata nga të tjerat është se ato lëshojnë energji nga fërkimi i pllakave tektonike, por përmes tendosjes me kalimin e kohës. Megjithatë lëvizja e materies në sipërfaqe mund të shkaktojë ngarkesë në formacione pllakash më të vogla të cilat shkaktojnë më pas lëkundjen e fortë.

Shkencëtarët thonë se ky fenomen nuk ka përfunduar në vitet 1800, por po ndodh edhe në ditët tona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion