Marina meksikane kap nëndetësen me 3.5 ton drogë

Bota

Marina meksikane kap nëndetësen me 3.5 ton drogë

Marina meksikane ka sekuestruar rreth 3.5 tonw drogë nga një nëndetëse narko. Sipas autoriteteve, droga në fjalë mendohet të jetë kokainw , por testet janë ende duke u kryer.

Pesë persona të kombësive të ndryshme u arrestuan në bord dhe u dërguan në qytetin La Paz në Baja California, shkruajnë mediet e huaja. Nëndetësja ka një gjatësi prej 26 metrash dhe është gjetur të martën më 27 qershor.

Nëndetëset Narco janë përdorur për të kontrabanduar drogë të paktën që nga vitet 1980.

Këto nëndetëse mund të jenë plotësisht ose gjysmë zhytëse dhe shpesh janë në gjendje të shmangin zbulimin nga radarët dhe gjurmimet me rreze infra të kuqe.

ME TE LEXUARAT