Macron njofton një aeroplanmbajtëse të re për Francën, do të zëvendësojë Charles de Gaulle

Ndërtimi i një aeroplanmbajtëseje të re, e cila do të zëvendësojë atë aktualen, Charles de Gaulle, u njoftua nga Emmanuel Macron, duke iu drejtuar trupave franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe për t'u uruar atyre festat e lumtura.
Nëntëqind ushtarë francezë po punojnë me forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe sipas një marrëveshjeje.
Tradicionalisht, presidenti francez zgjedh një bazë të huaj për të vizituar trupat si kreu i forcave të armatosura, pak para festave të Krishtlindjeve dhe Ditës së Bastijës (14 korrik).
Zgjedhja e këtij viti e Emirateve të Bashkuara Arabe u bazua në ngjarjet aktuale në Lindjen e Mesme, por edhe sepse vendet e Gjirit janë një strehë për "mendjet" famëkeqe të trafikut të drogës në Francë.
Makron po kërkon bashkëpunimin e këtyre vendeve në arrestimin e tyre.


