Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës për shkak të ditëlindjes së presidentit amerikan

Bota

Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës “për të marrë parasysh axhendën e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha një zyrtar i lartë amerikan për AFP të hënën.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, komentoi Pallati Elize.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania përbëjnë.

Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit. Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion