Luftë për oksigjen, gruaja vdes pasi policia ia merr bombolën për t’ia dhënë "famijes së VIP-it”

Bota

Luftë për oksigjen, gruaja vdes pasi policia ia merr bombolën

India është duke kaluar valën e dytë të koronavirusit që thuajse e ka shembur sistemin shëndetësor, ndërsa po shënon infektime ditore të paimagjinueshme.

Nërsa vendi ka regjistruar shifrën rekord prej rreth 3 milion e gjysmë raste ditore, një nga problematikat më serioze është mungesa e oksigjenit për pacientët e infektuar.

Së fundmi, një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku dallohet një person që i lutet policisë për bombolën e oskigjenit.

Sipas mediave indiane, djali kishte të shtruar në spital nënën e tij të prekur nga Covid-19, por policia shkoi dhe i mori bombolën e oksigjenit “për t’ia dhënë një familjeje VIP”. Raportohet se gruaja vdiq 2 orë më pas nga mungesa e oksigjenit.

Sakaq, mediat indiane shkruajnë se dhjetra fëmijë dhe familje të pasurish kanë marrë avionet e tyre private për t’u larguar sa më parë nga India.

Në Delhi, një hotel me pesë yje është shndërruar në një spital për gjykatësit dhe prokurorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion