Lufta në Lindjen e Mesme godet turizmin, mijëra prenotime anulohen

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme godet turizmin, mijëra prenotime anulohen

Konflikti në Lindjen e Mesme ka filluar të japë efektet e para në industrinë e turizmit, duke prekur rreth 17 mijë prenotime. Pasiguria dhe ndërprerjet e fluturimeve drejt vendeve të Gjirit kanë bërë që shumë turistë të anulojnë planet dhe të kërkojnë alternativa më të sigurta.

Destinacione si Dubai dhe Abu Dabi po humbasin interes, ndërsa udhëtarët po orientohen drejt vendeve europiane si Ishujt Kanarie, Siçilia apo Sardenja.

Mbyllja e hapësirave ajrore dhe tensionet në rajon kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme për sektorin, duke detyruar kompanitë turistike të përshtaten me kërkesat e reja të tregut.

Megjithatë, kërkesa për udhëtime mbetet e lartë, me turistët që kërkojnë gjithnjë e më shumë fleksibilitet dhe siguri. Ekspertët paralajmërojnë se nëse situata përkeqësohet, ndikimi në turizmin global mund të jetë edhe më i madh në muajt në vijim.

ME TE LEXUARAT