Lëkundje tërmeti në fqinjin e Shqipërisë! Ja sa ishte magnituda

Bota

Lëkundje tërmeti në fqinjin e Shqipërisë! Ja sa ishte

Një tërmet ka goditur mbrëmjen e djeshme Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar panik.

Sipas shërbimit sizmologjik, epiqendra e lëkundjeve ishte në Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit, teksa magnituda ishte 2.8 ballë. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme por ama janë ndjerë duke ngjallur panik.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.”- thuhej në njoftim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion