Lehtësimi i masave, mbi 2 mijë raste të reja në Greqi

Bota

Lehtësimi i masave, mbi 2 mijë raste të reja në Greqi
Në dy ditët e fundit në Greqi janë shënuar 134 vdekje dhe 2146 raste të reja, ndërsa numri i pacientëve që janë në intubim ka shkuar në 797. Mosha mesatare e rasteve të reja është 44 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç.Dje institucionet e shëndetësisë në Greqi nuk raportuan të dhënat për situatën nga COVID-19 për shkak të Pashkës.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 348568, nga të cilat 51.3% janë burra.Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 36 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1253 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.Me 134 fatalitetet e regjistruara në 48 orët e fundit, që nga fillimi i epidemisë në total numri i viktimave ka shkuar në 10587.

95.4% e personave që kanë ndërruar jetë kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 797, prej të cilëve 61.6% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç. Sot në Greqi u hapën lokalet dhe restorantet, ndërsa në 14 maj sezoni turistik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion