Kryeministri Johnson cakton ditën e dasmës, ja kur do e kurorëzojë dashurinë me të dashurën

Bota

Kryeministri Johnson cakton ditën e dasmës, ja kur do e

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur se do të martohet me të dashurën e tij Carrie Symonds, në fund të korrikut 2022.  Lajmi u bë me dije nga mediat britanike. Nëse konfirmohet, udhëheqësi konservator do të jetë kreu i parë në detyrë i qeverisë që do të martohet në gati 200 vjet.

Sipas gazetës, ceremonia është caktuar më 30 korrik në një vend të fshehtë dhe do të rezervohet vetëm për miqtë dhe të afërmit. Për 56-vjeçarin Johnson, kjo do të jetë martesa e tretë. Nga martesa e dytë me Marina Ëheeler, ai ka katër fëmijë. Ai u nda në 2018-s pas 26 vjetësh. Ndërsa me 33-vjeçaren Symonds, e cila nuk ka qenë kurrë e martuar, Johnson ka një djalë njëvjeçar./a2cnn

ME TE LEXUARAT