Ndalohen celularët dhe kamerat/ Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shtrëngohen masat dhe kufizimet për mediat

Aktualitet

Ndalohen celularët dhe kamerat/ Hyn në fuqi rregullorja e re e
Hyn në fuqi prej ditës së sotme rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës.

Rregullorja e re, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit.

Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave.

Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion.

Një ditë para hyrjes së saj në fuqi, GJKKO publikoi një material informues mbi mënyrën e zbatimit të rregullores.

Dokumenti është hartuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe sqaron rregullat që do të zbatohen për mediat dhe palët e tjera që ndjekin proceset gjyqësore.


ME TE LEXUARAT