Parashikimi i motit 1 shtator 2026, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Aktualitet

Parashikimi i motit 1 shtator 2026, si do variojnë temperaturat
Për ditën e Martë moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

 

ME TE LEXUARAT