Të arrestuarit në protestë, kërkesa e Arvina Lleshit me pranga në duar: Kam mamin sëmurë, po i ndodhi gjë...

Aktualitet

Të arrestuarit në protestë, kërkesa e Arvina Lleshit me

Të ndaluarit pas përplasjeve të sotme para Kryeministrisë janë aktivistët Dritan Goxhaj e Arvina Lleshi, si dhe e huaja e rritur në Shqipëri e identifikuar si Bora.

Aktivistja Arvina Lleshi ka kërkuar me këmbëngulje që të lirohet duke thënë se mamaja e saj është me diagnozë të shëndetit mendor dhe nëse e shikon të bijën me pranga në duar, gjendja e saj mund të përkeqësohet.

E irrituar, duke kërkuar të lihet e lirë, Lleshi i kërkon efektives që t'i japë telefonin e të lajmërojë motrën se është ndaluar.

"Më lini të shkoj, unë po të them kam mamin e sëmurë, dua të lajmëroj motrën tani sepse bëhet merak.

Është me diagnozë të shëndetit mendor, nëse ajo më shikon mua nga televizori, do shikoni ju ta qetësoni?

Po të them nxirre telefonin tani" dëgjohet të thotë Arvina Lleshi në videon e shpërndarë në rrjet nga Agron Shehaj.

Tre të ndaluarit bëhet me dije se do të dërgohen për në Komisariatin numër 1 të Tiranës.

ME TE LEXUARAT