Kreu i OBSH flet pa dorashka: Pandemia ka treguar pabarazinë skandaloze mes vendeve

Bota

Kreu i OBSH flet pa dorashka: Pandemia ka treguar pabarazinë skandaloze mes

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus ka folur së fundmi për pabarazinë mes vendeve në kohë pandemie. Ai ka treguar se kjo pandemi ka treguar pabarazitë skandaloze.

“Kriza e vazhdueshme e vaksinave është një pabarazi skandaloze që është nxjerrë në pah nga pandemia. Mbi 75% e të gjitha vaksinave kanë shkuar vetëm në 10 vende. Nuk ka një mënyrë diplomatike për ta thënë: një grup i vogël vendesh që prodhojnë dhe blejnë pjesën më të madhe të vaksinave kontrollojnë fatin e pjesës së mbetur të botës”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Kështu që u bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që të mbështesin iniciativën për të vaksinuar të paktën 10% e popullatës së çdo shteti deri në shtator dhe që në dhjetor të përmbushim synimin e imunizimit të 30% të popullatës. Kjo është thelbësore për të ndaluar sëmundjet e rënda dhe vdekjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion