Krishtlindjet e 1914, anglezët e gjermanët lanë armët e festuan duke e pirë e luajtur futboll

Bota

Krishtlindjet e 1914, anglezët e gjermanët lanë armët e

Në vigjilje të Krishtlindjeve në viti 1914, forcat angleze dhe ato gjermane bënë një armëpushim informal në fushëbetejë. Dhe, kështu ata e kaluan festën duke kënduar, duke ndarë alkool, cigare dhe duke luajtur futboll.

Duke kujtuar këtë datë, një ushtar gjerman shkroi: “Në një moment anglezët sollën një top futbolli dhe shumë shpjet nisi një lojë e fortë. Sa e mrekullueshme dhe e çuditshme ishte në të njëjtën kohë. Oficerët anglezë ndiheshin njëlloj. Kështu, Krishtlindjet, festimi i dashurisë, arriti që të bëjmë bashkë si miq për një herë të vetme dy armiq të betuar.”

Kurse ushtarët anglezë thonë në letra: “Në disa zona ishim vetëm 100 metra larg tyre dhe folëm gjithë natën. Luajtëm edhe futboll. Në kthim do t’ju tregoj përsëri për transformimin e pabesueshëm që ndodhi në agim të ditës së Krishtlindjes. Asnjë e shtënë nuk është gjuajtur sot dhe ngrica është ende e paprekur në tokën e ngrirë. Një ndryshim i bukur pas shiut.”

Ky armëpushim i Krishtlindjeve të vitit 1914 kujtohet thuajse çdo vit më 25 dhjetor përmes zërave të protagonistëve të saj.

Në parathënien e librit “Armëpushimi i Krishtlindjeve”, Alan Cleaver shkruan se nata e Krishtlindjes shënoi fundin e javëve të shiut të rrëmbyeshëm. Kur shiu pushoi, një acar i fortë mbuloi të gjithë peizazhin dhe kur ushtarët u zgjuan e gjetën veten të zhytur në dëborë: një Krishtlindje e bardhë e vërtetë.

Pas armëpushimit, lufta rifilloi, por ushtarët refuzuan të qëllonin armikun me të cilin ishin vëllazëruar dhe si ndëshkim ata u dërguan në frontin e Verdunit, ndërsa gjermanët në frontin lindor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion