E FUNDIT/ Vrasja e Behar Sofisë në Tiranë, identifikohet bashkëpunëtori i autorit

Aktualitet

E FUNDIT/ Vrasja e Behar Sofisë në Tiranë, identifikohet

Nje person i cili mbahej ne burgun e Fushe Krujes per dhune ne familje ka rezultuar i implikuar ne vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur ne shkurt te ketij viti.

Policia tha se shtetasi Bujar Leza, dyshohet se ka qene kordinator i veprimeve mes porositesve te atentatit dhe personave qe kryen ekzekutimin e biznesmenit 66-vjecar i cili u qellua me arme sapo doli nga banesa e tij prane Piramides ne Tirane.  

Bujar Lezes qe ndodhej ne arrest per nje krim tjeter mesohet se i eshte njoftuar ne burg akuza e re.

Njoftimi i policise:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më 25 shkurt 2021.

Identifikohet bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së shtetasit B. S.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi B. S., 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit B. L., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

ME TE LEXUARAT