Kontrata $2.9milairdë, Elon Musk vë në lojë Jeff Bezos pasi SpaceX fiton tenderin e fluturimeve të NASAs

Bota

Kontrata $2.9milairdë, Elon Musk vë në lojë Jeff Bezos pasi

Elon Musk dukej se vinte në lojë dje kolegun e tij miliarder Jeff Bezos pasi kompania e tij SpaceX mundi atë të kreut të Amazon për kontratën miliardere të fluturimeve hapësinore të NASA-s.

Grupi hapësinor Blue Origin, i zotëruar nga Bezos, depozitoi një ankesë me rregullatorët federalë në SHBA, për kontratën $2.89 miliardë që iu dha kompanisë së Elon Musk, SpaceX, në fillim të muajit.

Musk komentonte në rrjetin Twitter mbi ankesën e Bezos duke publikur një artikull të ‘New York Times’ me komentin: “Ai nuk e ngre dot lart (në orbitë).”

Një ngushëllim për Bezos mund të jetë fakti se ka kapërcyer përsëri Musk për nga pasuria, teksa vlera e tij arriti se fundmi në $198.3 miliardë, duke e bërë përsëri njeriun më të pasur në botë, sipas revistës Forbes.

Ndërsa Musk duhet të rehatohej në vetëm $179.4 milairdë, tashmë i rënë në vend të tretë, pas miliarderit francez Bernard Arnault dhe familjes së tij, që pas luhatjeve zotëronin një pasuri totale prej $181.7 milairdë.

NASA zgjodhi kompanie e Musk, SpaceX për të ndërtuar modulin e uljes në hënë, më të cilin pritet të zbresin në satelitin e tokës gruaja e parë, dhe njeriun e parë me ngjyrë.

Siç raportohej, kompania e Bezos kishte një çmim më të lartë se ajo e SpaceX./topchannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion