Konflikti Iran-Izrael, Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Bota

Konflikti Iran-Izrael, Borrell: Jemi në prag të një lufte

Kreu i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë sa i përket situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi ditën e sotme se jemi shumë pranë të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme.

Sipas tij Bedo të zgjerojë sanksionet ndaj Iranit në përpjekje për të ndëshkuar Teheranin për sulmin dhe për të ndihmuar në parandalimin e atyre të ardhshëm në Izrael.

“Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë shokuese në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë”, tha ai.

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion