Komenti i papritur i Trump për Melanian që shkaktoi të qeshura në OKB: Zonja e Parë në formë të shkëlqyer...

Bota

Komenti i papritur i Trump për Melanian që shkaktoi të qeshura

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka krijuar një atmosferë më të çlirët gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku një koment i papritur për bashkëshorten e tij, Melania Trump, shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.

Duke folur nga podiumi në selinë e OKB-së në Nju Jork, përballë dhjetëra liderëve botërorë dhe diplomatëve, Trump ndaloi për një moment për të përmendur Zonjën e Parë, e cila ndodhej në sallë.

“Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer,” tha ai, duke kthyer kokën nga delegacioni amerikan. Me një buzëqeshje, shtoi: “Të dy jemi në formë të shkëlqyer”, deklaratë që u prit me të qeshura të lehta nga audienca.

Ky moment solli një atmosferë më të ngrohtë dhe më pak formale në një seancë zakonisht të karakterizuar nga protokolli dhe diplomacia e lartë.

Pas batutës, Trump vijoi fjalimin e tij duke trajtuar çështje madhore si siguria globale, konflikti në Lindjen e Mesme dhe pozicioni i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, gjatë mbërritjes në ambientet e OKB-së, çifti presidencial u përball me një incident të vogël: shkallët elektrike u ndalën papritur, duke i detyruar Trump dhe Melanian të vazhdonin ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë ndërhyri për të menaxhuar situatën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion