"Kujdes me sallamin, proshutat dhe salcicet", mjeku i njohur bën paralajmërimin e fortë: Ja dëmet që sjellin sipas OBSH

Aktualitet

"Kujdes me sallamin, proshutat dhe salcicet", mjeku i njohur bën

Nga Luciano Bardhi, mjek

KUJDES ME MISHIN E TYMOSUR DHE TË PËRPUNUAR
Nëse mendoni se një hot dog apo një proshutë e tymosur janë thjesht “ushqim i shijshëm”, është koha të shikoni më thellë se çfarë po konsumoni.

ÇFARË KA REALISHT NË TO?
Produktet e mishit të përpunuar dhe të tymosur shpesh përmbajnë:
Nitrate dhe nitrite – përdoren për ruajtje dhe për ngjyrë të “kënaqshme” rozë
Nitrosamina – formohen kur nitratet ndërveprojnë me temperaturë të lartë ose aciditetin e stomakut. Këto janë substanca të njohura për potencialin e tyre kancerogjen.

PAH (hidrokarbure aromatike policiklike) – krijohen gjatë procesit të tymosjes dhe janë tokstikë dhe kancerogjenë të mundshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka klasifikuar mishin e përpunuar (si sallami, proshuta, hot dog, salsiçet) si një kancerogjen i grupit 1, që do të thotë se ka prova të forta se konsumimi i tyre rrit rrezikun për kancer kolorektal dhe ndoshta të tjerë.
Mos u mashtroni nga aroma e tymosur apo nga ambalazhi i bukur.

Ato nuk janë më “ushqim tradicional” si dikur. Sot, shumica përmbajnë konservantë, kimikate dhe përbërës artificialë që nuk kanë vend në një dietë të shëndetshme.
Zgjidh alternativa më të shëndetshme:

• Mish i freskët, i gatuar në shtëpi
• Peshk i freskët
• Proteina bimore
• Fermente të natyrshme me përbërës të pastër

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion