Kishte shkuar në Zvicër si turist, 23-vjeçari shqiptar arrestohet për trafik droge

Bota

Kishte shkuar në Zvicër si turist, 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë si turist në Zvicër, është arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Bellinzona. I riu shqiptar dyshohet për përfshirje në trafikimin e drogës me klientë vendas.

Pas një kontrolli në dhomën ku ai jetontë u zbuluan disa dhjetëra gramë kokainë, mbi një mijë franga dhe disa qindra euro.

Ai akuzohet për shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët, pastrim parash dhe shkelje të Ligjit Federal për Shtetasit e Huaj dhe Integrimin e tyre. 

Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për të zbuluar plotësisht rrjetin vazhdojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion