Kinë/ 28 të vdekur si pasojë e përmbytjes së autobuzit, shoferi injoroi paralajmërimet

Pasojat e motit të keq në Kinë janë fatale. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kanë ndërruar jetën të paktën 28 persona, të cilët ishin në një autobuz në momentin kur u përmbyt nga një lumë. Tragjedia ndodhi një ditë më parë, teksa vendi prej ditësh është pushtuar nga shirat e rrëmbyeshëm.
Më tej bëhet me dije se 37 persona janë shpëtuar nga autobusi dhe 7 prej tyre janë dërguar për mjekim të specializuar në spital. Ndërkohë, që një preson rezulton ende i zhdukur, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar. Aksidenti ndodhi të hënën, pasi Sipas mediave kineze, thuhet se shoferi i autobusit i kishte injoruar paralajmërimet që të mos përpiqet për ta kaluar urën që ishte pothuajse e mbuluar nga uji.
Në provincën Shanxi, 15 persona kanë vdekur nga vërshimet që kanë shkaktuar humbje të drejtpërdrejtë ekonomike prej më shumë se 770 milionë dollarësh, raportoi televizioni shtetëror. Më shumë se 120.00persona janë evakuuar në këtë provincë, pasi mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe 190.000 hektarë me të mbjella janë dëmtuar. /BW


