Këshilltari i Kremlinit: Putin i ofron Trump-it një rrugëdalje, këto janë kushtet për marrëveshjen Rusi-SHBA

Bota

Këshilltari i Kremlinit: Putin i ofron Trump-it një rrugëdalje,

Dmitry Suslov, zëvendësdrejtor i Qendrës së Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare pranë Shkollës së Lartë të Ekonomisë dhe këshilltar i afërt i Kremlinit për politikën e jashtme, deklaron se “Putini po i ofron Trump-it një rrugëdalje të përshtatshme”.

Ai sqaron se ka dy opsione për samitin e ardhshëm në Alaskë mes Rusisë dhe SHBA-së:
1. Marrëveshje për armëpushim mes Rusisë dhe SHBA-së, pa përfshirjen direkte të Ukrainës dhe Evropës. Ky plan përfshin:
• Tërheqjen e forcave ukrainase nga zonat e Donbasit ku janë ende të pranishme.
• Tërheqjen e Rusisë nga rajonet Sumy, Dnipropetrovsk dhe Kharkiv.
• Vijën e frontit në zonat e tjera pa ndryshime.
• Angazhimin kyç të Ukrainës për të mos u anëtarësuar në NATO.

Suslov thekson se kjo marrëveshje është më pak e ashpër se kërkesa një vit më parë të Moskës, që donte tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga të katër provincat e aneksuara.

Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes do të jetë gjithashtu çmilitarizimi i Ukrainës dhe reforma kushtetuese në kuptim federal.

2. Opsioni i dytë parashikon që presidenti ukrainas Zelensky, i mbështetur nga aleatët evropianë, të refuzojë marrëveshjen. Në këtë rast, Trump mund të ndërpresë asistencën ushtarake për Ukrainën dhe të ndalojë edhe shitjen e armëve në Evropë që do të shkonin për Kievin. Kjo do të çonte në përshpejtimin e kolapsit të Ukrainës.

Pyetja që lind është pse Trump do të vepronte kështu pa ndëshkuar Moskën, duke shkelur premtimet e mëparshme për një politikë më të ashpër ndaj Rusisë. Përgjigjja është se strategjia amerikane mund të jetë të ushtrojë presion maksimal për një zgjidhje paqeje sipas kushteve të Rusisë, duke përdorur Ukrainën si leverdi negociuese.

ME TE LEXUARAT