Kavajë/ Arrestohen 3 persona për zjarret në Peqinaj dhe Zhabjak, u dogjën pemë dhe një banesë
Lajmifundit
/
11 Gusht 2025, 09:32
Aktualitet

Policia e Kavajës ka arrestuar tre shtetas, të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore në Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Zjarri nisi gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, por u përhap jashtë kontrollit duke djegur pemët frutore dhe një banesë të pabanuar.
Të arrestuarit janë:
• F. P., banues në Peqinaj
• R. M., banues në Zhabjak
• J. M., banues në Zhabjak
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme.


