Kërcënimet ndaj kompanive të armëve/ Ministria gjermane proteston te ambasadori rus

Bota

Kërcënimet ndaj kompanive të armëve/ Ministria gjermane

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thirrur sot në Berlin ambasadorin rus, Sergei Nechayev, për të protestuar zyrtarisht ndaj kërcënimeve të Moskës ndaj kompanive gjermane të sistemeve të armëve.

Në një postim në platformën “X”, Ministria e Jashtme gjermane i cilësoi kërcënime të tilla si dhe çdo formë spiunazhi brenda territorit gjerman si plotësisht të papranueshme.

Sipas deklaratës, këto veprime dhe kërcënimet e drejtpërdrejta të Rusisë ndaj objektivave në Gjermani synojnë të minojnë mbështetjen e Berlinit për Ukrainën.

“Nuk do të lejojmë veten të frikësohemi. Kërcënime të tilla dhe çdo formë e aktivitetit të spiunazhit brenda Gjermanisë janë plotësisht të papranueshme”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme gjermane.

ME TE LEXUARAT