"Kam ngecur", zbulohen detaje nga krimi në Dubai! Çifti rus u zhdukën pasi do takonin "investitorë", MESAZHI i fundit...

Bota

"Kam ngecur", zbulohen detaje nga krimi në Dubai! Çifti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një çift rus u rrëmbye dhe u vra brutalisht pas një takimi të gënjeshtërt me pretendimin për investitorë. Viktimat janë Roman Novak, 38 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Anna, të cilët jetonin prej vitesh në Dubai dhe shfaqnin një jetë luksoze në rrjetet sociale me makina sportive dhe udhëtime me avionë privatë.

Çifti u zhduk një muaj më parë pasi udhëtuan drejt resortit malor Hatta. Sipas hetimeve, shoferi i tyre personal i kishte dërguar deri në një parking pranë liqenit, ku më pas ata u transferuan në një tjetër automjet. Pak çaste para se të humbnin kontaktet, Roman Novak dërgoi një mesazh alarmant: “Kam ngecur në male, pranë kufirit me Omanin, më duhen urgjentisht 152 mijë paund.” Pas këtij mesazhi, komunikimi u ndërpre.

Trupat e çiftit u gjetën më vonë të copëtuara dhe të varrosura në një zonë shkretëtire. Hetuesit kanë identifikuar tre të dyshuar rusë, përfshirë një ish-hetues vrasjesh dhe dy ish-luftëtarë nga lufta në Ukrainë. Ata dyshohet se kanë rrëmbyer çiftin për të marrë fjalëkalimin e portofolit të kriptomonedhës së Novakut, por ky i fundit rezultoi bosh.

Mediat ruse raportojnë se Novak ishte nën hetim për mashtrime me kripto që kapnin shifrën e 38 milionë paundëve. Pas vrasjes së tij, fëmijët e çiftit janë marrë në kujdestari nga prindërit e Annës. Autoritetet e Dubait dhe ato ruse po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të siguruar drejtësinë për viktimat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion