Izreali nuk toleron më, rikthen masat kufizuese anti- Covid

Situata e Covid-19 në Izrael nuk është aspak e mirë. Një ditë më parë, kryeministri i vendit, Naftali Bennett në një qendër vaksinimi në Jerusalem tha se duhet që të vaksinohen që të gjithë në mënyrë që të rritet imuniteti i popullësisë.
“Qëllimi ynë është që Izraelin ta mbajmë të hapur, mirëpo të mos arrijmë në një situatë të mbushjes së spitaleve. Për të parandaluar kufizimet më të ashpra, ne do të vaksinohemi, do të veshim maska dhe do të mbajmë distancën”, tha ai.
Po një ditë më parë, qeveria njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do shtohen masat kufizuese. Sipas vendimit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës, nëse do duan që të futen në vende ku gjenden më pak se 100 persona, do mbajnë maskën në ambiente të hapura ku janë më shumë se 100 persona.
Nga ana tjetër, ekspertët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje qyetetarëve që të respektojnë distancimin social./REL


