Italiani shkel karantinën për të takuar prostituta, i vë fajin vaksinës

Bota

Italiani shkel karantinën për të takuar prostituta, i vë

Një 85-vjecar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se i moshuari çapkën, i cili nuk është emëruar, ishte gjobitur me 1,000 euro për shkeljen e dyfishtë në Eboli, në jug të Italisë. “E ka fajin vaksina”, raportohet se tha ai në polici, duke shtuar: “Gjoba është e drejtë.”

Zëdhënësi i policisë vendore Sigismondo Lettieri tha për mediat: “Burri u ndalua fillimisht në orët e para të mëngjesit kur u pa që hyri në një automjet ‘rulote’ të parkuar pranë plazhit, që njihet se përdoret nga prostitutat.”

“Atij iu komunikua mbi rregullat e izolimit të COVID, u gjobit me 500 euro dhe u la i lirë, por më pas u ndalua përsëri një orë më vonë në të njëjtën rrugë në një tjetër ‘kamper’ të përdorur nga prostitutat, dhe u gjobit. Kur oficerët kuptuan se ishte gjoba e dytë, ai u justifikua se ishte prej vaksinës së COVID. Megjithse përgjigja e tij i bëri oficerët të qeshnin, u gjobit gjithsesi”.

Sipas kufizimeve në Itali, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me përjashtim të atyre që punojnë për biznese ‘esenciale’.

Ministria italiane e shëndetësisë thotë se 17 milionë njerëz janë vaksinuar në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion