Italianët protestojnë kundër certifikatës Covid-19, arrestohet 16 persona

Bota

Italianët protestojnë kundër certifikatës Covid-19,

Certifikata Covid-19 ka ngritur një numër të madh qytetarësh italianë në këmbë, e për pasojë janë arrestuar 16 persona. Mediat italiane shkruajnë se protestuesit marshuan në Piazza Fontana, për të protestuar kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër për të trembëdhjetën të shtunë radhazi.

Mësoher se protesta nisi e qetë, por degradoi në orët në vazhdim, kur policia duhej të ndalte turmën. Mësohet se protestuesit vazhduan të thërrasin parullat e tyre të zakonshme “Jo kalim jeshil”, “Liri, liri” dhe “Duart larg fëmijëve”, si dhe fyerje ndaj kryeministrit Draghi.

Ndërkohë që ditën e sotme u bë një tubim në kryeqytetin italian ku pjesë ishte edhe ministri Di Maio dhe ish-kryeministri Conte, si një fushatë pro vaksinimi, por edhe si një kundërpërgjigje ndaj protestueve të 9 tetorit që u mblodhën edhe sot në Milano. /BW

ME TE LEXUARAT